Moti i keq me shi e me erë të dendur/ Pezullohet lundrimi i trageteve Sarandë-Korfuz! Kapiteneria: Të mos dalin në det as anijet e vogla

5 Nëntor 2022, 10:41

Si pasojë e motit të keq është pezulluar lundrimi i trageteve të linjës në drejtimin Sarandë - Korfuz dhe anasjelltas nuk  janë lejuar të qarkullojnë. Gjithashtu Report Tv ka mësuar se edhe anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla janë  njoftuar që të mos dalin në lundrim, për shkak të erës së fortë dhe shiut të dendur.