Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes njofton si paraqitet situata në zonat ku janë shkaktuar probleme

22 Nëntor, 12:36 | Përditesimi: 22 Nëntor, 12:36

Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar. Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

I.M/Shqiptarja.com