Moti i keq në Delvinë/ Strukturat në terren: 3 fshatra të bllokuar, po bëjmë inspektime në të gjithë zonën! Kryetari i Bashkisë: Situata është normalizuar

20 Nëntor, 14:34 | Përditesimi: 20 Nëntor, 15:55

Të  paktën prej dy ditësh, Delvina gjendjet nën pushtetin e reshjeve të dendura të shiut, ku rrugë kryesore janë bllokuar për shkak të inerteve dhe prurjeve të ujit ndërsa toka bujqësore e banesa janë përmbytur. Rrëshqitjet e dheut gjithashtu kanë bllokuar dhe disa automjete, ndërsa është dashur ndërhyrja me mjete të rënda.

Për Report Tv, prefektja e Vlorës, Evis Allushi tha se të gjitha njësitë ndodhen në terren për monitorimin e situatës si dhe po punohet për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

r.k./Shqiptarja.com