Moti i keq në Durrës, trageti drejt Barit 3 orë me vonës, një tjetër nuk niset për arsye sigurie, situata e njëjtë edhe në fundjavë

9 Dhjetor 2021, 10:45 | Përditesimi i fundit: 2021-12-09 14:35:02

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ditët e fundit ka bërë që njëri prej trageteve të linjës Durrës-Bari të nisej 3 orë me vonesë.

Ndërsa tjetri, Rigel III nuk u lejua të nisej nga kapitenaria e portit për shkaqe sigurie. Për sa u përket udhëtarëve një pjesë u rimbursuan dhe një pjesë do të niset sonte me Rigel VII.

Ndërsa tragetet Bari-Durrës janë nisur ndaj të gdhirë dhe pritet të mbërrijnë rreth orës 13.00.

Moti paraqitet me erë të fortë nga jugu dhe md det të fuqisë 7 ballë në det të hapur. Peshkatoret dhe anijet e tonazhit të vogël nuk janë lejuar të lundrojnë.

Një situatë e tillë do të vazhdojë deri në fundjavë.

  •