Moti i keq në Gjirokastër, punonjës të bashkisë dhe ushtria në terren për pastrimin e rrugëve nga inertet

7 Janar, 16:41 | Përditesimi: 7 Janar, 16:41

Gjirokastra është përfshirë nga moti i keq, teksa reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problematika.

Për pastrimin e rrugëve kryesore nga inertet, po kryhen punime intensive.

Punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës dhe të Ushtrisë Shqiptare ndodhen aktualisht në terren.

A.M/Shqiptarja.com