Moti i keq në Maliq/ Fshati Sheqeras rrezikon përmbytjen, prurjet dobësojnë argjinaturën e lumit dytësor

21 Nëntor, 21:41 | Përditesimi: 21 Nëntor, 21:41

Situatë e rënduar paraqitet në fshatin Sheqeras në Maliq nga reshjet e dendura të shiut. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.

I.M/Shqiptarja.com