Moti i keq në Vlorë, pezullohet deri në fund të nëntorit lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit, dallgët deri në 8 ballë

26 Nëntor 2021, 09:46 | Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 09:46

VLORË-Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, që pritet të vijojë edhe javën që vjen ka bërë që autoritetet portale në Vlorë të ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.

Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit.  Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.

r.k./Shqiptarja.com