Moti i keq në Vlorë, rrëzohet një shtyllë e tensionit të lartë, Pashalimani pa energji elektrike!

31 Mars 2022, 13:14 | Përditesimi: 31 Mars 2022, 13:14

Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para. Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e Karaburunit. Punonjësit e OSHES ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila ketë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur riparimin e defektit. Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat. Ndërkohë që situata meteorologjike pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu te dendur.

  •  

r.k./Shqiptarja.com