Qarku i Kukësit prej mengjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur ne oret para te se dieles veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginat. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Sipas informacioneve paraprake, në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, ndërsa në disa pjesë të rrugës janë regjistruar rënie gurësh dhe inerteve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy pika të tjera, respektivisht në hyrje të qytetit të Kukësit dhe pranë Urës së vjetër mbi Drinin e Zi, janë shënuar rënie gurësh dhe dherash. Ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe largimin e materialeve, ndërsa segmenti hyrës në qytet u përmbyt përkohësisht nga uji. Për shkak të rrëshqitjeve dhe prezencës së ujit, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshm.Nga ana tjetër, reshjet e fundit janë të mirëpritura për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare pasi pritet të ndihmojnë në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit, i cili ndodhej prej javësh në nivel kritik për shkak të mungesës së reshjeve. Kjo situatë ka sjellë gjithashtu në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, që zakonisht mbeten nën ujërat e liqenit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim
Moti i keq përfshin Kukësin, reshje të dendura dhe rrëshqitje gurësh në disa akse
Video të tjera
-
Tërhiqet policia nga bulevardi, një numër i vogël protestuesish vijon të qëndrojë në zonë
19 Nëntor, 22:16 -
Policia largon protestuesit nga Bulevardi, hidhet spray lotsjellës ndaj tyre
19 Nëntor, 21:17 -
Protestuesit shtyhen me policinë para Kryeministrisë, disa të shoqëruar! Aktivistja suedeze Greta Thunberg i bashkohet tubimit: Bota po ndjek çfarë ndodh në Shqipëri (VIDEO)
19 Nëntor, 19:49 -
Aktivistja suedeze Greta Thunberg në Tiranë, mbështet protestën e 'Flamingove' dhe akuzon policinë për dhunë
19 Nëntor, 19:36 -
Policia largon protestuesit nga bulevardi, gruaja përplaset me efektivët
19 Nëntor, 19:01 -
Një grup protestuesish te kryeministria, shtyhen me policinë! Disa të shoqëruar
19 Nëntor, 18:53 -
Shembja e masivit shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, rikthehet qarkullimi! 22 milionë euro investim për rehabilitimin e rrugës (VIDEO)
19 Nëntor, 16:39 -
Shembet masivi shkëmbor në rrugën Qafë Buall-Krastë, 'paralizohet' qarkullimi! Mbeten të bllokuara disa automjete
19 Nëntor, 15:22 -
Tirana mirëpret edicionin e dytë të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës, 190 vepra nga 24 shtete
19 Nëntor, 14:41 -
Ligj i ri për shërbimet sociale, Spahiu me grupet e interesit: Më shumë mbështetje për qytetarët, shërbimet do t’u përshtaten nevojave të tyre
19 Nëntor, 14:38 -
3.34 miliardë lekë të reja buxheti i Bashkisë Lezhë për 2027-ën, Ndreu: 70% e fondeve do të shkojnë për investime, kryesisht në zonat rurale
19 Nëntor, 14:11 -
Buxheti 2027 miratohet në tërësi në komisione vetëm me votat e PS! Institucionet kërkojnë 1.75 mld lekë shtesë
19 Nëntor, 14:09 -
Kuvend/ 14 orë seancë maratonë, pr.buxheti dhe paketa fiskale miratohen në parim me 80 vota pro! Opozita voton kundër
19 Nëntor, 13:36 -
Kartelat mjekësore bëhen dixhitale në QSUT, nis zbatimi në pavijonin e Neuroshkencës! Mjekët do të kenë akses online në të dhënat e pacientëve
19 Nëntor, 12:57 -
Vjedhja e 700 mijë eurove në postën e Durrësit në dorë të SPAK, Tabaku: Ku përfunduan lekët e pensionistëve? Deputetja e dyshuar e PS asnjë fjalë në Komision
19 Nëntor, 12:46 -
Drogë, përforcues grushti e thika, arrestohet pronari i berberhanës në Kuçovë! Nisin hetimet edhe ndaj vëllait të tij
19 Nëntor, 11:59 -
Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, SPAK regjistron procedim penal! Dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini
19 Nëntor, 11:53 -
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, pranga 32-vjeçarit në Lezhë! Arrestohet edhe ndërmjetësja
19 Nëntor, 11:51 -
U godit në sy gjatë protestës së disa ditëve më parë, pas kthimit nga Italia, Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Erion Vishkullin
19 Nëntor, 11:47 -
Aktivitetet kulturore/ ‘Historia e Shqipërisë nën penën e Ismail Qemalit’, ekspozitë në Vlorë! ‘Check-Out Festival’ në Tiranë
19 Nëntor, 11:39