Moti i keq/ Përmbyten 90 banesa në Bashkinë Kurbin, tërhiqet uji nga 48 shtëpi në Durrës! 5 familje të evakuara

18 Nëntor, 22:34 | Përditesimi: 18 Nëntor, 22:34

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha kryesisht në bashkinë e Kurbinit dhe në Durrës ku ka pasur dhe përmbytje banesash. Gjithashtu prurjet e përrenjve malorë dhe dalja nga shtrati e kanaleve kulluese kanë përmbytur toka bujqësore e kanë bllokuar rrugë.

    I.M/Shqiptarja.com