Moti i keq/ Përmbyten banesat në Vaun e Dejës, Lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati

26 Tetor, 11:23 | Përditesimi: 26 Tetor, 13:00

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu, por deri më tani situata paraqitet problematike në qarkun e Shkodrës. Prefektura e Shkodrës bën me dije se raportohet për disa banesa të përmbytura në bashkinë e Baut të Dejës, në të treja njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel. Ndërkohë, lumi Glinë rrezikon daljen nga shtrati dhe për pasojë rrezikon përmbytjeje e 1/3 së territorit të qytetit.

Në bashkinë Fushë Arrëz raportohen rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale si dhe prezencë e ujit në akse rrugore.

Në njësinë administrative Gur i Zi po merren masa për pastrimin e urës dhe përroit që ka shkaktuar problematika, janë vënë në dispozicion edhe mjete shtesë për ndërhyrje.

r.k./Shqiptarja.com