Moti i keq/ Përmbyten rrugët në Lezhë, në Shëngjin ndërpitet energjia elektrike

30 Gusht, 13:33 | Përditesimi: 30 Gusht, 13:33

Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës. Përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore, mes tyre bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

I.M/Shqiptarja.com