Moti i keq! Përrmbyten tokat bujqësore në ultësirën e Krujës, 20 banesa të izoluara nga uji

8 Janar, 09:45 | Përditesimi: 8 Janar, 09:45

Reshjet e dendura gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë qe niveli i lumit Ishëm të rritet sërish gjatë natës.

Niveli i ujit nëpër arat e përmbytura, prej 72 orësh vijon të rritet. Mijëra hectare tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë nën ujë, në disa fshatra të ultësirës të rrethit Krujë si: Bilaj, Merqin, Mallkuc, Miliskaj, Gramëz.

A.M/Shqiptarja.com