Moti i keq/ Pjesa më e madhe e qarkut të Dibrës vijon pa energji elektrike! Në Qafështamë trashësia e borës deri në 30 cm, vështirësi në qarkullim

26 Nëntor 2023, 09:12 | Përditesimi i fundit: 2023-11-26 13:30:33

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në akse të ndryshme të vendit që prej ditës së djeshme. Ndërkohë sot, në Parkun Kombëtar të Qafështamës dëbora ka arritur deri në 30 cm duke shkaktuar vështirësi në kalimin e rrugës Krujë-Qafështamë.