Moti i keq/ Policia e Shtetit shton prezencën në terren në ndihmë të qytetarëve dhe për menaxhimin e trafikut

7 Janar, 16:02 | Përditesimi: 7 Janar, 16:02

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna dhe prezenca e shtuar në terren e Policisë së Shtetit me qëllim zhbllokimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor, i cili është rënduar edhe për shkak të motit të keq.

“Policia e Shtetit gjithashtu vijon të jetë në gatishmëri

Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në terren, në ndihmë të qytetarëve dhe për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve”,- shkruan Rama në Facebook.

A.M/Shqiptarja.com