Moti i keq, rrëshqitje dheu dhe gurësh, bllokohet rruga e Arbrit

3 Prill 2022, 15:53 | Përditesimi: 3 Prill 2022, 15:53

Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor  Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.

Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të  orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.

KT/Shqiptarja.com