Moti i keq/ Rrezikon të përmbytet, fermeri në Zadrimë nxjerr delet nga stalla blegtorale

6 Janar, 16:15 | Përditesimi: 6 Janar, 16:15

Lezha dhe zonat përreth saj aktualisht raportohen si më të dëmtuarat nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin.

Përveç disa rrugëve të bllokuara, shtëpive dhe sipërfaqeve të përmbytura, në rrezik ndodhen edhe stallat blegtorale.

Report Tv sjell pamje nga zona e Dajçit në Zadrimë, ku fermeri po evakuon një tufë me dele nga stalla, e cila rrezikon të përmbytet.

A.M/Shqiptarja.com