Moti i keq/ Trajleri rrëshqet nga lagështira dhe del nga rruga në Milot

8 Nëntor 2023, 14:00

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka sjell një aksident në rrugën e Kombit.

Një mjet i tonazhit të rëndë, trajler ka rrëshqitur nga lagështira dhe dalë nga rruga në afërsi te Milotit.

Fatmirësisht drejtuesi nuk ka marrë lëndime, ndërsa policia nisi hetimet në lidhje me aksidentin