Moti në Report TV / Parashikimi për datën 12 SHKURT 2022

12 Shkurt 2022, 08:29 | Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 08:29

Moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash. Sipas MeteoAlb kthjellime dhe vranësira të lehta karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë Shqipërinë. Më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të behën më të dukshme, ku më të fokusuara do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta.

r.k./Shqiptarja.com