Muçi Shaljani në makinë me Danin e Shullazit, hijet e rekrutimit të agjentit të AMP! Ishte pa certifikatë sigurie. Pezullohet komanda e operacionales

12 Nëntor, 15:54 | Përditesimi: 12 Nëntor, 15:54

Agjenti i AMP-së që mbeti i plagosur rëndë në atentatin e Rinasit u punësua me kontratë 3 mujore në muajin shtator. Drejtori Eduart Merkaj ka urdhëruar hetim të plotë të mënyrës së rekrutimit, ndërsa urdhëroi pezullimin e zinxhirit komandues të Operacionales. Gjatë mesditës zbarkoi në një takim me ministren e Brendshme Albana Koçiu.

r.k./Shqiptarja.com