Mungesa e krahut të punës kthen vëmendjen tek arsimi profesional! 11 nxënës nga Lezha fitojnë çmime në konkursin gastronomik

16 Mars 2022, 14:50 | Përditesimi: 16 Mars 2022, 14:50

Në kohen kur sektori privat ndodhet në krize për punonjës të kualifikuar, sytë janë kthyer tek arsimi profesional. Në këto kushte interesi i të rinjve për shkollën profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë, ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit. Dega më e kërkuar mbetet hoteleri-turizmi, ku nxënësit e kësaj shkolle po arrijnë mjaft sukses. Së fundmi 11 nxënës u vlerësuan me çmime në një konkurs kombëtar gastronomie të zhvilluar në Tiranë, ndërsa qëllimi i shkollës profesionale është që të përgatisë staf për bizneset e rajonit të Lezhës.

 

r.k./Shqiptarja.com