nëtar i kryesisë së VV, Arber Zaimi i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrit Edi Rama ku mungoi homologu i tij Albin Kurti.
Sipas Zaimit Kurti nuk ishte pjesëmarrëse për shkak të mos organizimit të takimit dhe pjesëmarrja e tij në Greqi.
“Takimi i pare qe nuk ishin te 6 pjesëmarrës, unë mendoj se nuk është organizuar mire dhe nuk është pjesëmarrja e liderëve.
Nuk eshte agjende qe improvizohet, per te ecur si duhet te organizohen dhe të diskutohen me pare.
Qeveria njoftoi se Kosova se do te përfaqësohet nga Kurti mesa kuptova nga qeveria por edhe nga rrethanat agjenda ishte e ngarkuar. Qeveria e Kosovës nuk eshte trajtuar me respektin e duhur.
Duke mos i shtuar rendësi ne qasjen e vet diplomatike. Ftesa nuk ka qenë e hapur per te tjerë, nuk ka pasur nje ftesë të tille. Raporti mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk eshte ne ditët me te mira.
Anulimi i takimit Rama-Kurti ka lenë një ftohej mes 2 qeverive. Është shteti i parë qe po i ben presion Kosoves per te lëshuar pe me territorin e Kosovës, duhet te ishin kryesor qe e mbështet. Ajo behet e para qe jep shuplaka nuk duhet te ketë mllef por ka lenë shije te keqe.
30 vite histori demokraci Shqipëria ka qene mbështetës e Kosovës,” u shpreh Zaimi.