Murrizi i 'acaruar': Në gjykatë më kanë kërkuar programin për regjistrimin e partisë, hera e parë që ndodh! 4 seanca unë, Zani Caushi 4 për të dalë nga burgu

2 Dhjetor 2020, 22:31

Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi në emisionin "Repolitix" ka deklaruar se në Gjykatë i kanë kërkuar për regjistrimin e partisë edhe programin e saj.

Murrizi tha se kjo është hera e parë që një partie për t'u regjistruar i kërkohet programi dhe kjo sipas tij është një tentativë për t'i bllokuar regjistrimin.

"Noterja Genta Shkodra me tha është hera e parë që Gjykata kërkon programin e partisë. Ma kërkoi gjykata, kam bërë 6 seanca gjyqësore. Domethënë se është koka me copa komunizmi. Kishte tentative për të më penguar regjistrimin e partisë. 6 seanca gjyqesore. 4 kërkon Zani Caushi per tq dale nga burgu. Noterja Genta Shkodra është habitur.

Levizjes demoratike shqiptare i është kërkuar në gjykate programi. Eshtë hera e pare që ndodh. Nuk është kaq, une i kam lënë format ne shtator dhe jam zyrtarizuar ne nentor.

Noterja Genta Shkodra tha dhe bindjes i kam be letrat dhe hera e pare qe ndodh kjo, se nuk e ka ligji. Kaq shume mbeshtetje ka Levizja Demokratike sa kemi çu program saqe programi mund te ndryshoje dhe shume para zgjedhjeve. Une nuk jam nga ata qe shoh fall dhe po tragoj nje fall  qe ka ndodhur", tha Murrizi.

  •