Murrizi: Marrëveshja për zgjedhoren që LSI të merrte një hajdut votash

18 Qershor 2020, 08:44

Emisioni Repolitix trajtoi sot temën e Reformës Zgjedhore pas zhvillimeve më të fundit ku PS dhe PD ngrijnë dialogun pas mosmarrveshjeve për formimin e KQZ-së dhe tenderin biometrik. Të ftuar në studio Kryetari I Grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi, politikani Edvin Kulluri, analisti Ilir Kalemaj dhe eksperti i Reformës Zgjedhore Kristaq Kume. Edhe pse ka një marrëveshje PS-PD për reformën ajo është kundërshtuar nga opozita në Kuvend që ka votat e nevojshme për Kodin Zgjedhor. Nga ana e saj opozita në Kuvend ka propozimin e saj për reformën ku kërkon hapjen e listave dhe kushtin që mos të ketë koalicione para zgjedhore. Deputeti Myslim Murrizi në emisionin tha se marrëveshja për reformën zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare u arrit në mënyrë që LSI të merrte një 'hajdut votash'.