Murrizi në Repolitix për partinë e re: Nuk është e huazuar dhe as nga zyrat e Ramiz Alisë!

22 Tetor 2020, 22:44

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Repolitix ka folur mbi krijimin e partisë së tij politike 'Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë' me të cilën do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai thotë se sikundër partitë e tjera, PLDSh nuk është një parti e huazuar apo e dalë nga zyrat e Ramiz Alisë. Murrizi thotë se ajo është një parti, pa humor dhe jo e blerë.