Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv se opozita në Kuvend kërkon ndryshim sistemi dhe se marrëveshja e arritur për zgjedhoren për të nuk ka asnjë vlerë. Murrizi tha se nuk heq dorë nga ndryshimi i sistemit dhe për këtë arsye është dërguar dhe letra e sotme ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ati të BE, Luigi Soreca. Murrizi bëri një deklaratë të fortë duke thënë se e vetmja mënyrë që vota e tyre të anashkalohet në Kuvend është përmes referendumit dhe të vendos populli, por nëse kjo nuk ndodh atëherë Kuvendi ka 39 deputete që kërkojnë ndryshim sistemi dhe nuk do japin votën për atë draft që është arritur nga konsultat dy ditore ne rezidencën amerikane. Duke komentuar negociatat në rezidencën amerikane, për Murrizin nuk kanë pse të jenë 4 anëtarët në takim, por do të ishte më e dobishme një takim Rama-Basha me ndërkombëtarët, por jo takim me dreka e darka por për të arritur një marrëveshje të vlefshme.Përfaqësuesi i Bindjes Demokratike, Fabian Topallaj i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report TV tha se ndërkombëtarët nuk mund të detyrojnë dot partitë kryesore politike që të ndryshojnë sistemin zgjedhor. Topallaj ishte ishte në një linje me Myslim Murrizin për ndryshim sistemi. Ndërsa tha se "nëse Basha ndryshon sistemin jemi gati të qeverisim bashkë". Sipas Topallajt, faktori ndërkombëtar ka dy 'halle': Të bëjë diçka për kodin elektoral dhe të kthejë normalitetin politik.Sipas Fabian Topallajt, opozita jashtë parlamentare pati një mundësi për ta kapitalizuar frymën popullore dhe ta kthente në votë kundër qeverisë, por e shpërdoroi. Ai tha se partitë kryesore politike janë vendosur kundër vullnetit të popullit. Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv
Murrizi në Report TV:O referendum,o ndryshim sistemi,opozita parlamentare nuk voton reformë tjetër!
Video të fundit në programin Repolitix Të gjitha
-
Plas në PD, Bardhi do kandidat tjetër për kryeministër,i përgjigjet Argita Malltezi.Debate në studio
4 Korrik, 06:56 -
E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie
3 Korrik, 22:35 -
Ekstradimi i Laert Haxhiut/ Gazetari në 'Repolitix': Ka përhapur terror në Lushnje! RENEA nuk e kapte dot, tentoi të vras njerëz të drejtësisë
3 Korrik, 22:13 -
E FORTË/ Deklarimi i 2.4 milion banorëve, akt antishqiptar! Debati për etninë dhe fetë (2 korrik 2024)
3 Korrik, 00:43 -
Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania
2 Korrik, 23:04 -
Spahiu: Shpallja 2.4 milion banorë, akt antishqiptar. Largon investimet e juaja dhe ….
2 Korrik, 21:25 -
PRAPASKENAT/ Ja pse nuk ju hoq mandati Sali Berishës, a ka marrëveshje PD-PS?! Debate në studio (26 qershor 2024)
27 Qershor, 01:23 -
Komisioni ‘Antikorrupsion’, Meçe: Opozita s’duhej të bojkotonte, të shkonte me kushtet e saj! Karaj: E drejtojnë të korruptuarit, pse nuk ia la PD?
26 Qershor, 23:07 -
Berishës nuk i hiqet mandati, debate në ‘Repolitix’! Çaça: Mungon me arsye! Kthupi: Duhej t’i digjej! Karaj: Marrëveshje me Ramën
26 Qershor, 22:35 -
Skandali te onkologjiku, si zhvateshin të sëmurët me tumor (25 qershor 2024)
26 Qershor, 02:12 -
Skandali tek Onkologjiku/ 'Ka klane mjekësh', gazetari Muça: Marrin në qafë pacientët
25 Qershor, 23:10 -
Skandali tek Onkologjiku/ Gazetarja në 'Repolitix': Mjeku denoncoi rrezatimin e Kobalto Terapisë, u detyrua të linte punën
25 Qershor, 22:19 -
Turistët në Shqipëri dhe Europiani, sa para sjellin në vend! Flasin ekspertët (19 qershor 2024)
20 Qershor, 00:42 -
Pjesë e grupit të Bashës, Hasa: E identifikojmë veten si demokratët euroatlantikë! Berisha deshi luftë civile brenda partisë! Alimehmeti: Deputetët po lëvizin nga kahu i PD-së (18 qershor 2024)
19 Qershor, 01:13 -
Opozita me vagona partish, por humbëse ndaj Ramës. Basha, parti të re apo me Berishën?!
13 Qershor, 07:02 -
E kam mbyllur si deputet, Agron Duka: Nuk kandidoj në 2025-ën, mbetem kryetar i PAA
12 Qershor, 23:05 -
Ibsen Elezi këshillë Shabanit: Duhet të jeni më agresiv, luftë politike! Agron Duka: Lërini studiot, nuk duhet t'ju zërë këmba në tokë
12 Qershor, 22:34 -
'Duhet front i përbashkët me Lapajn dhe Qorin', Shabani në Repolitix: Përballë kemi 2008-ën e rilindur
12 Qershor, 22:22 -
'Kam një tufë komunistësh që më votojnë', Agron Duka në Repolitix: Me këtë sistem duhet të futem tek sqetlla e Berishës dhe të kandidoj
12 Qershor, 22:11 -
'Nuk kam kryetar Sali Berishën', Rezart Kthupi: Dje u divorcuam
12 Qershor, 21:57