Nano pyetet për deklaratën e Çuçit se ‘Veliu do largohet kur t’i mbarojë kandili!’, Xhaferraj e komplimenton për përgjigjen

1 Dhjetor 2021, 13:35

Gledis Nano nuk pranoi që të komentojë deklaratën e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me komentin për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu se ai do të largohet kur t’i përfundojë kandili. Përgjigja 'pa koment' e Nanos është parë në fakt si përgjigje nga deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj.

Xhaferraj: Si e komentoni deklaratët e ministrit për paraardhësin tuaj që do ti përfundoj kandili?

Nano: Në lidhje me deklaratën e ministrit Çuçi, nuk mund të komentoj asnjë deklaratë ministri. (Deklarata e Çuçit për Ardi Veliun).

Xhaferraj: Më pëlqeu zgjedhja për t'u përgjigjur i fundit dhe për t'u distancuar deklaratën e ministrit. Ju, duke mos e komentuar rastin e kandilit, e komentuat dhe unë ju falenderoj. Keni gjetur polici të shthurur pasi keni kërkuar testimin e tyre për drogën. Krimi ka ndëshkuar me arrogancë dhe policia ka transferuar. Pse? Sepse politika ka udhëhequr. Përgjigjia është tek vaji i kandilit. Pse ka humbur besimi tek policia? Sepse policia bashkëpunon me krimin e organizuar. Kaq e rëndë është situata saqë ti e ke parë të arsyeshme që të nis testi i drogës. Dedoncojeni publikisht politikën, le të ju shkarkojnë, u shërbeni qytetarëve.

  •