Nata e ndërrimit të viteve, spektakël fishekzjarresh në Berat! Qindra qytetarë beratas tejmbushin sheshin dhe rrugëT e qytetit

1 Janar 2022, 01:00 | Përditesimi: 1 Janar 2022, 01:00

Nata e ndërrimit të viteve e ka gjetur sot Beratin të tejmbushur me njerëz,të grumbulluar në sheshin e qytetit.Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë Viti 2022 ka rikthyer gjallërinë në qytet. Qindra qytetarë beratas kanë dalë në shesh dhe në rrugët e qytetit,duke u argëtuar dhe duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve që ndriçuan qiellin për rreth 15 minuta. Qytetarët beratas u grumbulluan rreth pemës së madhe të Vitit të Ri,të vendosur për herë të parë këtë vit mes dy lagjeve muzeale "Mangalem" e "Goricë",duke uruar njëri-tjetrin "Gëzuar,nga mot gëzuar".

KT/Shqiptarja.com