Ndalohet lundrimi i varkave pa licensë që të çojnë në lumin e Shalës! Drejtori i Kufirit Kukës: Para 2 ditësh kërkuam dokumentet! Janë bllokuar ata që nuk i sollën

6 Gusht 2022, 11:41 | Përditesimi: 6 Gusht 2022, 14:56

Mbi 300 turistë janë bllokuar në portin e Fierzës pasi janë bllokuar varkat pa licensë, të cilat bëjnë transportin për në lumin e Shalës. Policia e Bajram Currit ka mbërritur në port dhe po bën shpërndarjen e turistëve pasi drejtuesit nuk kanë leje për varkat që bëjnë rreth 90 minuta lundrim për në lumin e Shalës.

KT/Shqiptarja.com