Ndarja e Kosovës, Haradinaj: Ishte projekt ballkanik, jo amerikan! Nuk ja arritën, tentativat e tjera do jenë më të vështira

14 Dhjetor 2020, 22:40

Duke folur për ndarjen e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi në emisionin "5 pyetjet" nga Babaramo se ai ishte një projekt rajonal dhe jo i SHBA-së. Por tashmë ai beson se përderisa më parë kanë dështuar për ta realizuar, tani do jetë akoma më e vështirë.