Nderohen 4 Dëshmorët e Policisë së Shtetit! Gjirokastra emërton 4 rrugë me emrat e tyre

8 Prill 2022, 16:26 | Përditesimi: 8 Prill 2022, 16:26

 Bashkia Gjirokastër, në nderim të kujtimit të 4 Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, emërton 4 rrugë, me emrat e tyre, Sali Shehu, Altin Dauti, Zaçe Biraçaj dhe Nuri Kërçanaj. 

Referuar njoftimit për shtyp, në ceremoninë e zhvilluar në Bashkinë e Gjirokastrës mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Kryetari i Bashkisë Flamur Golemi ka vlerësuar nismën e ndërmarrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për të nderuar, siç e meritojnë, Dëshmorët e Policisë, duke i vendosur emrat e tyre përkrah emrave të Dëshmorëve të tjerë dhe njerëzve të shquar që kanë kontribuuar për vendin.    

r.k./Shqiptarja.com