Ndërtimi i hidrocentralit 'Doma', banorët e Kurdarisë në Dibër bllokojnë automjetet e subjektit ndërtues: Punimet në kundërshtim me ligjin

22 Tetor, 22:35 | Përditesimi: 22 Tetor, 22:35

Banorët shprehen se do të vazhdojnë rezistencën e tyre, duke mos lejuar asnjë mjet të kompanisë të kalojë në rrugën që të çon drejt kantierit. Ata kërkojnë që punimet të ndalen, duke theksuar se hidrocentrali rrezikon përroin e Lusës, ujin e pijshëm, tokat bujqësore dhe jetesën e qindra familjeve.

I.M/Shqiptarja.com