Ndeshja Kosovë-Turqi/ Shifra të çmendura në Morinë, 17,539 qytetarë kanë hyrë në Kosovë në 8 orë!

31 Mars, 16:55 | Përditesimi: 31 Mars, 16:55

Sot në pikën kufitare të Morinës kanë dalë 17,539 qytetarë shqiptarë të cilët kanë hyrë në Kosovë prej orës 08:00-16:00. Gjithashtu janë regjistruar 7,816 automjete në këtë interval kohor. Shifra e lartë lidhet me ndeshjen Kosovë-Turqi ku shumica janë tifozë.

I.M/Shqiptarja.com