Ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve në Sheshin ‘Skënderbej’! Veliaj: Ftoj të gjithë shqiptarët dhe këdo që të vijë t’i kalojë festat në Tiranë

4 Dhjetor 2021, 20:02 | Përditesimi i fundit: 2021-12-04 20:02:48

Tirana ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat e pemës gjigande të Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbej. Sheshi qendror i kryeqytetit i cili ka rikthyer këtë dhjetor festash edhe traditën e krijuar vitet e fundit me shtëpizat prej druri, u gjallërua edhe më tepër nga atmosfera e krijuar nga fëmijët me repertorin e këngëve festive.