Ndoka në Repolitix: Kodi Zgjedhor është i barabartë për opozitën dhe mazhorancën! Na avantazhon të dalim me dy lista, PD dhe LSI

29 Tetor 2020, 22:39

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka nuk i sheh me pesimizëm ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë që të gjithë palët politike opozitare shprehen se këto ndryshime favorizojnë vetëm PS-në, Ndoka deklaroi se Kodi Zgjedhor është i barabartë si për opozitën ashtu dhe për mazhorancën.