Ndotja nga shtëllungat e tymit pas zjarrit, 'Kurum' shmang institucionet e Elbasanit! Dështon mbledhja e komisionit të Emergjencave Civile

9 Nëntor 2023, 16:38

Kompania “Kurum” që po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit, nuk ka pranuar të raportojë në Prefekturën e Elbasanit për ndotjen që i shkaktoi qytetit si pasojë e djegies së pikës së grumbullimit të skrapit. Në mbledhjen e komisionit të emergjencave mungoi edhe kreu i Mjedisit.