Ndryshimet e shpeshta të çmimit të naftës nga Bordi/ Braçe: Imagjino çfarë na kanë bërë tregtarët që prej 2025, çmimin e fiksuan e s’e lëviznin

16 Prill, 18:37 | Përditesimi: 16 Prill, 18:37

Tregtarët e naftës mund të kenë abuzuar në të kaluarën me çmimet, referuar ndryshimeve të fundit që po reflekton Bordi i Transparencës, deklaroi deputeti Erion Braçe. Ai kërkoi që Bordi të publikojë çmimin e naftës pa taksa që hyn në Shqipëri dhe të rrisë transparencën, ndërsa ngriti shqetësime edhe për mungesën e fiskalizimit dhe mosdhënien e faturave në pikat e karburantit.

 

I.M/Shqiptarja.com