Në Kongresin e Partisë Socialiste, mbajtur sot në Tiranë, janë miratuar edhe disa ndryshime në statut. Është ndryshuar mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, do të shkarkohen në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie.
Për herë të parë do të krijohet një sekretariat ekzekutiv apo kancelari në PS, në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.



















