Ndryshimi i bravës së derës së PD në Fier, Kapllanaj: Zyrat u morën në dorëzim nga funksionarë të kësaj partie të ardhur nga selia qendrore, Baçi ka dhënë dorëheqjen

25 Nëntor 2021, 17:51 | Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 19:24

Kryetari i Komanduar i degës së Partisë Demokratike Fier, Agron Kapllanaj këtë të enjte ka sqaruar incidentin e ndryshimit të bravës së zyrës së PD-së në këtë qytet. Ai thotë se zyra u mor në dorëzim nga funksionarë të kësaj partie të ardhur nga selia qendrore, pas largimit të Luan Baçit. 

“Përsa i përket shqetësimit të zyrave të PD-së Fier dhe nuk e di se nga ka dalë. Me vendim të kryesisë së PDSH-së unë jam komanduar deri në zgjedhjet e ardhshme të kësaj dege. Zyrën e PD-së dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së qendër të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë çelësat dhe bazën materiale të kësaj zyre. Kam marrë çelësat në dorëzim dhe kjo zyrë është e PD-së së Fierit,”- tha Kapllanaj.

KT/Shqiptarja.com