Në 2020 u bllokuan 7 biznese për pastrim parash, PD: 60% të vlerës së ndërtimeve e zënë paratë e pista

26 Nëntor 2021, 19:37 | Përditesimi i fundit: 2021-11-26 19:38:14

Demokratët në Komisionin e Ligjeve e shohin sektorin e ndërtimit si më aktivin në pastrimin e parave. Gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve Drejtori i i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi tha se gjatë 2020-ës janë bllokuar 7 kompani dhe se Shqipëria ka bërë progres në këtë fushë.