Në 2024 hapen dy ambasada të Shqipërisë në Kiev e Baku! Ministria: Synojmë të kemi përfaqësi në Afrikën Subsahariane, vitin tjetër hapim 2 konsullata në Maqedoni e Malin e Zi

16 Nëntor 2023, 13:06

Projektbuxheti dhe paketa fiskale morën dritën jeshile nga të gjitha komisionet parlamentare. Gjatë diskutimit të buxhetit për Ministrinë e Jashtme, sipas përfaqësuesve të këtij institucioni garantohet hapja e 4 përfaqësive të reja në vitin që vjen, si dhe furnizon diplomacitë tona me laptopë për komunikim të sigurt.