Në 6 muaj u filtruan 16 nga 42 oficerë të SHÇBA, procesi për 26 të tjerët pritet të mbyllet në 2022! Pas përfundimit, SHÇBA fut në sitë gjithë punonjësit e policisë

7 Dhjetor 2021, 15:47 | Përditesimi: 7 Dhjetor 2021, 15:47

Nga 10 maji, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit përfundoi procesin e hetimit për vetëm 16 subjekte të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, nga 42 që janë për t’u hetuar në tre shtylla, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.

Mesatarisht, një subjekt është hetuar për 13 ditë. Nëse vlerësimi do të vijoj me të njëjtat ritme, atëherë lista prej 26 punonjësish të SHÇBA-së, pritet të përmbyllet brenda vitit 2022, megjithatë, zyrtarisht, nuk ka një afat limit të përcaktuar

r.k./Shqiptarja.com