Në akuzë për blerje votash në Himarë, Fredi Beleri refuzon të dëshmojë në gjykatë në cilësinë e të pandehurit: Në dosje ka dokumente të falsifikuara

5 Dhjetor 2023, 18:40

Fredi Beleri refuzoi të flasi në cilësinë e të pandehurit me kërkesë të dy prokurorëve të SPAK. Më herët gjykata pranoi kërkesën e SPAK, për tu lexuar dy dëshmitë e dëshmitarit Abdyl Rama të dhëna në prokurorinë e Vlorës dhe atë Speciale në Tiranë.