Në burg nga “uria” për bukë, i riu vodhi dy kalcone dhe një molto, pas tre vitesh përballë drejtësisë! Dëmi 200 lekë, kosto e procesit mbi 35.000 lekë në Gjykatën e Tiranës

23 Tetor 2021, 10:16 | Përditesimi i fundit: 2021-10-23 11:45:18

Alo policia? Dikush më ka vjedhur në dyqan. Ishte kjo telefonata në sallën operativë të policisë së tiranës e cila mbrëmjen e 15 dhjetor ka alarmuar blutë e komisariatit 4.

Teksa një patrullë mbërriti në subjektin e shtetasit A.Bakollari ajo që zbuloi ishte se një i ri kishte vjedhur në furrën e tij dy kalcone dhe një molto duke u larguar me vrap.