Në Çakran votimi brenda në Njësinë Vendore, policia bashkiake e mbyll! Baçi: Vetë na lejuan, morën urdhër nga Subashi

18 Dhjetor 2021, 11:30 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 11:30

Procesi i votimit në Çakran të Fierit është pezulluar pasi po votohej në zyrat e Njësisë Vendore. Deputeti demokrat, Luan Baçi thotë se policia Bashkiake e Fierit ka ardhur dhe i ka nxjerr me dhunë komisionerët sëbashku me kutitë e votimit me urdhër të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit. Sipas tij, ditën e djeshme është rënë dakord që votimi të kryhej në zyrat e njësisë vendore, por sot policia i ka nxjerr jashtë, Baçi shtoi se po punohet për të gjetur një tjetër ambient.

 

KT/Shqiptarja.com