Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Veliaj jep lajmin e mirë: Një ëndërr e madhe po bëhet realitet, nis puna për Shenjtoren e Nënë Terezës në Tiranë

5 Shtator 2022, 13:15 | Përditesimi i fundit: 2022-09-05 17:44:49

Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës dhe Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës nënshkruan një marrëveshje memorandumi për vendosjen e një memoriali për Shenjtoren shqiptare në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një lajm i shumëpritur nga të gjithë shqiptarët.