Në gjykim si anëtar i organizatës, gazetari Artan Hoxha kishte vetë Sky Ecc (chati i kriminelëve)! Me Suel Çelën inskenuan kërcënimin me mesazhe dhe foto

22 Shkurt, 18:56 | Përditesimi: 22 Shkurt, 18:56

Vetëm 10 ditë pas arrestimit të gazetarit Elio Laze, një tjetër gazetar, edhe ky analist i “Syri Tv”, bëhet gati të përballet me drejtësinë në gjyq. Artan Hoxha është dërguar për gjykim si anëtar i një organizate kriminale, niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Nga dosja e SPAK, gazetari Artan Hoxha rezulton të kishte vetë një llogari në SKY ECC, dhe bisedat i zhvillonte vetë direkt me kreun e organizatës kriminale ndërkombëtare Suel Çela, i njohur ndryshe si Marius Lulaj.  “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës kriminale”, thuhet në dosje.

    E.H/Shqiptarja.com