Në kërkim nga SPAK, kush është Ervin Mata! Krushqi me Erzen Breçanin dhe lidhja e dikurshme me Elvana Gjatën! Truproja e tij vrau në 2018 mikun e Ervis Martinaj

21 Nëntor 2023, 11:51

Mes urdhër arresteve të SPAK, është edhe dhe ai ndaj  biznesmenit Ervin Mata, si një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Mata në të njëjtën kohë, është lidhje krushqie me Erzen Breçanin, të cilit i ka dhënë motrën për djalin e madh.