Në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë, arrestohet në Durrës 50-vjeçari me 2 identitete

12 Shtator, 14:03 | Përditesimi: 12 Shtator, 14:03

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pas ka qenë në kërkim me masë sigurie arrest në burg, të caktuar në vitin 2022 nga Gjykata e Matit.

50-vjeçari me dy identitete, Nerim Taci alias Ardit Klosi, banues në Gjormë të Kurbinit, ka masën e sigurisë për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike.

Nerim Taci u arrestua blutë e Durrësit për llogari të Komisariatit të Policisë së Matit.

r.k./Shqiptarja.com