Në kërkim për trafik droge dhe mashtrim me kredi, pranga 3 të shpallurve në kërkim

12 Shkurt 2022, 09:35 | Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 09:35

3 persona janë arrestuar pasi janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Pas marrjes së informacioneve, policia zhvilloi operacionin e koduar "Horizonti", ku u vuri prangat Përparim Smirës, Erjon Hebeja dhe Ronard Kovaçi të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mashtrimi në kredi".

r.k./Shqiptarja.com